Kjo faqe përmban foto e përshkrime të aktiviteteve të nxënësave. Këtu mund të merrni informacione ose ti shikoni aktivitetet në klasë, Aktivitetet jashtshkollore, vizitat e vendeve të ndryshme, aktivitetet vullnetare për përmisimin e rrethit ku jetojmë, aktivitetet sportive, aktivitete në fusha e lëndë të ndyshme etj.
Më datën 07/11/2024, nxënësit e klasave të dyta , zhvilluan një vizitë interesante në fabrikën e biberit ,,Ananas “ në Podujevë.
Ky aktivitet kishte për qëllim të ofronte një mundësi praktike për të kuptuar procesin e prodhimit dhe përpunimit të biberit, një produkt shumë i rëndësishëm në industrinë e ushqimit.
Nxënësit u pritën nga stafi i fabrikës, të cilët i falenderojmë përzemërsisht për mikëpritjen!Nxënësit mësuan për teknologjitë e përdorura,
dhe kishin mundësinë të shihnin nga afër linjat e prodhimit dhe të bisedonin me punonjësit për detajet e procesit. Gjatë vizitës, nxënësit bënë pyetje dhe morën përgjigje që i ndihmuan të
kuptonin më mirë lidhjen mes shkencës, teknologjisë dhe industris ushqimore.
Ky aktivitet edukativ u dha mundësinë nxënësve të njiheshin me praktikat e biznesit si dhe të zhvilloheshin aftësitë e tyre për
të kuptuar më mirë proceset industriale dhe si ato lidhen me jetën e përditshme.
Krosi Vjeshtor në Dumnicë u organizua sot me sukses, duke sjellë së bashku nxënës të klasave VI deri IX për një garë të shëndetshme dhe emocionuese vrapimi.
Aktiviteti u mbështet nga mësimdhënësit e Edukimit Fizik, Sporteve dhe Shëndetit, Agim Sh Fazliu dhe Gramos Latifi, si dhe nga mësimdhënës kujdestarë dhe drejtoria e shkollës.
Gara e cila përfshiu djem dhe vajza nga klasat e ndryshme, u finalizua me shpërndarjen e medaljeve dhe certifikatave për pjesëmarrësit fitues.
Gjithashtu, falenderojmë Policinë e Kosovës dhe ekipin e shërbimeve emergjente mjekësore për praninë dhe mbështetjen e tyre gjatë aktivitetit.
Rezultatet për fituesit janë si më poshtë:
Klasat 9 dhe 8 - Vajzat 🏃♀️
1. Albiona Jashari
2. Sumeja Hasani
3. Jona Zhegrova
Klasat 9 dhe 8 - Djemtë 🏃♂️
1. Diar Havolli
2. Resul Krasniqi
3. Afrim Beqiri
Klasat 7 dhe 6 - Vajzat 🏃🏼♀️
1. Olsa Jashari
2. Yllka Talla
3. Bertina Zhjeqi
Klasat 7 dhe 6 - Djemtë 🏃♂️
1. Ermal Miftari
2. Fatnis Rushiti
3. Rejan Llalloshi
Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve për përpjekjet e tyre!
Sot, shkolla jonë "Naim Frashëri" organizoi një ngjarje të mrekullueshme me ushqime tradicionale në shesh.>
Aktiviteti u realizua me mbështetjen e prindërve të nxënësve të klasave të VI-ta dhe VIII-ta.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit që kontribuan në organizimin e këtij aktiviteti.
Gjithashtu, falënderojmë prindin Gazmend Lushaku (Tenda Gazi) i cili na siguroi tavolinat për këtë event.
Të gjitha të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për ndihmën e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Motoja jonë për këtë ngjarje ishte:
1. "Mbështesim Fëmijët me Nevoja të Veçanta – Bashkohuni me Ne!"
2. "Çdo Blerje Ndryshon Jetën e një Fëmije!"
3. "Shijoni Ushqime të Freskëta, Ndihmoni një Kauzë të Mirë!"
4. "Ushqim për të Gjithë, Shpresë për Fëmijët!"
Bashkohuni me ne për të bërë një ndryshim dhe për të përkrahur fëmijët që kanë më shumë nevojë!
Një ditë e mrekullueshme e organizuar nga klasat e treta!
Ajri i pastër, ngjyrat magjike të vjeshtës dhe zërat e gëzueshëm të nxënësve mbushën hapësirën në Lazdrohu n’Fermë
me energji pozitive dhe lumturi! 🌞🍂
Momente që do të mbahen mend gjatë! 😊
Nxënësit e klasave të katërta vizituan fermën "Lazdrohu n’Fermë " për të shënuar piknikun e vjeshtës! 🐑🌾🎃
Një ditë plot argëtim, lojëra në natyrë dhe aktivitete edukative, duke shijuar ajrin e freskët dhe bukurinë e ngjyrave të vjeshtës. 🍁
Sot, nxënësit e klasës së pestë zhvilluan një ditë të paharrueshme në fermën " Lazdrohu n’Fermë" për të festuar piknikun tradicional të vjeshtës.
Ky aktivitet i veçantë i dha mundësinë nxënësve të lidhen më shumë me natyrën, të argëtohen dhe të marrin pjesë në aktivitete të
ndryshme edukative dhe zbavitëse në ambient të hapur.
Me ngjyrat e bukura të vjeshtës përreth, ata kaluan kohë cilësore me njëri-tjetrin, duke krijuar kujtime që do t'i mbajnë mend gjatë.
Nxënësit përmes eksperimenti arritën ta kupjtojnë ndarjen e vajit nga uji me anë të shiringës.
Rreth 50 nxënës dhe arsimtarët e edukimit sportiv dhe shëndetit,
Agim Fazliu dhe Gramos Latifi, realizuan aktivitete sportive për të shënuar Javën Evropiane të Sportit.
Në një botë ku hapësirat digjitale po zgjerohen me shpejtësi dhe kërcënimet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara,
ndërgjegjësimi dhe edukimi janë më të rëndësishëm se kurrë. Programit të Ndërgjegjësimit për Higjienën Kibernetike,
një nismë e krijuar posaçërisht për të forcuar njohuritë dhe praktikat e sigurisë digjitale ndër përdoruesit,
veçanërisht nxënësit e moshës 6-16 vjeç.
Përbërësit e projektit përfshijnë webfaqen: https://cyber.kren-ks.eu/ ku mund ti gjeni materiale mësimore si doracakë dhe aktivitete
interaktive si kuize dhe lojëra me kujtesë.
Ky program synon të krijojë një mjedis digjital më të sigurt për nxënësit tonë.
Në kuadër të lëndës mësimore Arti figurativ,
nxënésit e klasës së 5/3 duke u relaksuar në natyrë dhe duke thithur rreze dielli,
paraqitën tëmën përmes vizatimit dhe ngjyrosjes.
Programi ""Drejt Malit"" - Ecje në Natyrë 2024
Disa foto të momenteve të nxënësve nga ecja në natyrë me nxënësit e shkollave komunës së Podujevës,
nën shoqërinë e arsimtarit Gramos Latifi.
Distanca e ecjes ishte 3.2 km në një drejtim dhe lartësia mbidetare 1277.2m
Programi ""Ecje në Natyrë"" është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,
në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe implementohet
nga ana e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës në partneritet me Federatat e Bjeshktarisë dhe
Ngjitjes Sportive të Kosovës.
Pas viteve të punës së palodhur, angazhimit dhe përpjekjeve për të përmbushur detyrat dhe sfidat akademike,
erdhi momenti i përfundimit të shkollës fillore, një moment emocionues për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Nxënës të dashur, teksa largoheni nga kjo fazë e jetës sonë dhe ecni drejt sfidave të reja, le të mbani mend se ky nuk është fundi,
por fillimi i një udhëtimi të ri dhe emocionues.
✨ Vazhdoni të ndjekeni ëndrrat tuaja me përkushtim dhe besim, duke u mbështetur në të gjitha ato që keni mësuar deri më tani.
Urime për përfundimin e klasës së nëntë dhe shumë suksese në të ardhmen!
🤍
Sot, më 1 Qershor, po shpërndajmë premierën e dokumentarit "Violina Ime",
kushtuar nxënëses Liza Jashari. Ky dokumentar është realizuar nga Klubi Medial dhe partnerët:
Embassy of the Netherlands in Kosovo, Kosova Education Center - KEC, Dokufest
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se sot, në këtë ditë të veçantë, po publikojmë filmin "Kapiteni"
e realizuar nga Klubi Medial i shkollës tonë, në bashkëpunim me partnerët tanë, Oaktiv, Dokufest,
Kosova Education Center - KEC, Embassy of the Netherlands in Kosovo
Ky projekt ka arritur të fitojë vendin e tretë në projektin KIST+ 🌟
Promovimi i Web Faqes së shkollës
Sot u bë promovimi i Web Faqes së shkollës sonë nga kreatorja e saj nxënësja e klasës së 8/3 Arbana Llumnica.
Jemi shumë të privilegjuar të kemi një nxënëse talente por edhe një faqe kaq profesionale për shkollën tonë.
Kjo ngjarje shënon një sukses të madh për shkollën tonë dhe kjo punë është një pasqyrë e talentëve tanë.
Faqen mund ta gjeni në google duke klikuar linkun:
https://www.shfmunaimfrasheri.com/
Sot, klubi medial i shkollës, shënuan përmbylljen e projektit një vjeçar Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë Plus (KIST+)
të financuar nga Embassy of the Netherlands in Kosovo, dhe zbatuar nga Kosova Education Center - KEC në partneritet me Dokufest.
Para nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të ftuar të tjerë u prezantuan punët e realizuara të projektit nga Bardha Krasniqi e Amara
Kodraliu. Për një vit mes shumë aktiviteteve nxënësit realizuan dokumentarin “Violina ime” dedikuar nxënëses Liza Jashari, me ndihmën e Dokufestit,
dhe filmin “Kapiteni” për nxënësin Nevzat Alushi, në bashkëpunim me organizatën Oaktiv.
Në thirrjen për realizimin e sfidës së filmit në projekt kemi arritur çmimin e tretë.
Drejtori i shkollës, Tafil Thaçi falënderoj nxënësit, mësimdhënësit, Anita Kadrija, Arjeta Rexha- Kapiti, Adem Balaj për angazhimin dhe punën e bërë.
Gjithashtu i falënderoj e ju jepi mirënjohje prindërve që kanë kontribu për shkollën, PT Luljeta Muçolli, Hazir Krasniqi, Mërgime Xhakolli - Lushaku,
nxënësit, Liza Jashari, Arbana Llumnica, Nevzat Alushi për angazhimet e tyre.
Mentorët e projektit ndanë lëvdata për të gjithë nxënësit e përfshirë në projektin KIST+.
Sot me duartrokitje e brohoritje në ditën e fundit të mësimit e përshëndetem arsimtarin Agim
Arsimtari Agim i kushtoi punë të palodhshme plot 45 vite në shkollën tonë, ku punoi edhe në
kohërat më të vështira të okupimit, ku ishte mësimdhënës i Artit!
Drejtoria e mësimdhënësit e përshëndeten dhe e falënderuan e i uruan pensionim të shëndetshëm.
Me 18/05/2024 u kremtua “ Festa e Abetares “
Në këtë ditë të manifestimit nxënësit, prindërit dhe mësueset, festuan për sukseset e arritura të nxënësve të klasëve të para.
Nxënësit gjatë programit dëshmuan cilësi e përformacë të bukur gjatë prezantimit të gjuhës, komunikimit, kultures dhe artit.
E organizuar nga mësueset e klasave të para.
1/1,🌟1/2,🌟1/3,🌟1/4🌟1/5.🌟
Falenderojmë të gjitha mësueset për mundin e angazhimin!
Shëndet dhe suksese në rrugën e edukimit dhe dijes!
Në vazhdimin e dyerve të hapura vizituam " IAAP ''Isa Boletini'' Podujevë - faqja zyrtare "
Ku nxënësit u njoftuan për se afërmi me shkollën.
Në bashkëpunim me aktivistët e programit për zhvillimin e Futbollit ne Shkolla të sponzorizuar nga Federata e Futbollit
të Kosovës me Koordinatorin Mehmet Agushi e trajnerin Rilind Hakaj dhe arsimtarin e edukates fizike Agim Fazliu,
sot mbajtem orën kushtuar futbollit.
Klasa: III-4
Mësuesja: Endrita Hoxha
Sot ishte një ditë shumë e veçantë për nxënëset vajza të Klubit të Karrierës dhe Klubit Medial të shkollës, për shkak të Ditës
Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologji,
Inxhinieri dhe Matematikë (TIK). Ata morën pjesë në sesionin e rëndësishëm "Një Jetë në TIK", i organizuar nga Komuna e Podujevës.
Në këtë event, ishim të ftuar për të dëgjuar historinë dhe përvojën e suksesit të Jeta Zagragja, një grua energjike
dhe ndërmarrëse e suksesshme, tashmë themeluese dhe CEO e Anchorzup. Jeta na ndau detaje të rrugës së saj në karrierë,
duke përfshirë sfidat dhe sukseset që ajo ka përjetuar.
Edonisa, Fjolla dhe Mirgeta, tre supervajza në fushën e TIK, gjithashtu ndanë përvojën e tyre.
Ata na treguan fillimet e tyre dhe dashurinë për profesionin e tyre të ardhshëm në teknologji.
Nxënësit u shoqëruan gjithashtu nga zëvendësdrejtoresha Vjollca Breznica dhe këshilltarja e karrierës Esma Syla.
Në javën e dyerve të hapura Ne vizituam SHM teknike IAAP ''Fan S.Noli''- Podujevë -Faqja Zyrtare Me dy klase të nënta
Klubi i Gjelbër në bashkëpunim me Arsimtarin Irfan Hoti dhe organizatën Manchester Aid to Kosovo
mbajti një aktivitet të veçantë për Diten e Tokës. Pjesëmarrësit e aktivitetit vizatonin dhe shkruanin në një
pëlhurë të bardhë për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj natyrës dhe tokës tonë.
Kjo ngjarje e veçantë u organizua si një mënyrë për të theksuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe për
të festuar bukurinë dhe pasurinë e tokës së Kosovës. Aktiviteti i vizatimit dhe shkrimit në një pëlhurë të bardhë
ishte një mënyrë e bukur dhe artistike për të shprehur lidhjen tonë me natyrën
dhe për të nxitur ndërgjegjësimin për nevojën për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin tonë.
Nuk mjafton një ditë për ty, por një jetë - planeti ynë TOKË!
Klasa 1/5 - Aktivitete për Ditën e Tokës
Mësusja Venera Shala
Shkolla jonë ka pregaditur një prezantim për nxënësit tanë me qëllim që secili prej nesh të ndërgjegjësohet me sjelljen e tyre.
Nxënësja Festina Sadiku,prezantoi në mesin e nxësve të shkollës sonë.
Personat me autizëm nuk dallojnë sepse ”Të gjithë jemi njësoj por kemi mendime të ndryshme”.
Sot patëm nderin dhe kënaqësinë, që në shkollën tonë të bënim një bashkëpunim me DKA-në të manifestojmë këtë ditë kaq të rëndësishme.
I ftuari jonë ishte, zotëri Shaban Pllana.
Një person me vlera te larta dhe një person që bartë me vete një bagazh me kontribut për artin e librit
edhe në ditët më të vështira të vendit tonë. Me këtë rast nxënësit e shkollës shfaqën talentin e tyre dhe u përmendën
dy lexueset më të mira ne bibliotekën e qytetit Arbana Llumnica dhe Festina Sadiku.
Një falënderim i veçantë i takon zotëri Shaban Pllanës që na nderoi me prezencën e tij.
I falënderojmë edhe drejtorinë e shkollës së bashku me aktivin e fushës gjuhë dhe komunikim,
bibliotekistja e shkollës Ajshe Salihu, në udhëheqjen e mësimdhënëses Mc. Anita Haziri-Kadrija që ishin motivi jonë për këtë program.
Kësi lloj ngjarjesh janë motivi më i mirë për nxënësit, të ardhmen e tyre dhe sukseset e tyre. 📚📖T
Për nder të Ditës së Pi π dhe Matematikës, ne po ndajmë me ju edhe një punim të shkëlqyeshëm dhe kreativ nga
ekipi "TURBO", të cilët kanë programuar micro:Maqueen Plus të lëvizin mbi vijën e zezë të numrit Pi π 3️⃣.1️⃣4️⃣
📅🔢➕➖➗✖️
Aktivitetet që u bënë për nderë të 8 marsit nga klasët e para dhe të dyta.
Këshilli i nxënësve i befasuan mësimdhënësit dhe mësuesit si shenjë respekti
e vlerësimi për punën e tyre, kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm dhe i pazavendësushem,
i uruam dhe i falënderuam për këtë.
Profesionet 🩺👮♀️👮👩🏫👨💼👷👷♀️
Lënda: Shkathtësi për jetë
Mësuesja: Zahide Shala
Klasa: I/3
Për këtë ngjarje historike, nxënësja e shkollës sonë Arbana Llumnica,
e përkrahur nga arsimtarja e gjuhës dhe letërsisë shqipe Anita Kadrija,
paraqiti para klasve të 8-ta, temën kushtuar familjes Jashari.
Në bashkëpunim me aktivistët e programit për zhvillimin e Futbollit ne Shkolla të sponzorizuar nga
Federata e Futbollit të Kosovës me Koordinatorin Mehmet Agushi e trajnerin Rilind Hakaj dhe arsimtarin e
edukates fizike Agim Fazliu, sot mbajtem orën kushtuar futbollit.
Klasa: III-1
Mesuesja: Florie Hasani Qerimi
Sot ishim për vizitë në fabrikën e tekstilit "Cotex" në Podujevë në kuadër të aktivitetit për orientimin në
karrierë.
Në këtë aktivitet morrën pjesë nxënësit tanë, zv. drejtoresha Vjollca Breznica, si dhe arsimtaret - këshilltaret
për karrierë Esma Syla dhe Arjeta Zeqiraj.
Përmes kësaj vizite, nxënësit patën mundësi të njoftohen nga afër me kushtet e punës së fabrikës dhe të
arriturat e saj.
I falënderojmë stafin e fabrikës për mikpritjen.
Tre ekipet e Robotikës që po marrin pjesë në garat e robotikës KML 2023-2024, kanë realizuar sfidën e parë me
sukses.
Në këtë garë po marrin pjese, një ekip për ciklin 1-5, dhe dy ekipe për ciklin 6-9.
Këto ekipe janë duke u mentoruar nga arsimtarët Arjeta Rexha Kapiti dhe Adem Balaj.
Edhe një vizitë në shkollën IAAP"Fan S. Noli" në kuader të grupit të karrieres të udhëhequr nga ars.
Arjeta Kapiti si dhe këshilltareve për karrier : Esma Syla dhe Arjeta Zeqiraj.
Nxënësit paten mundësi të bëjnë pyetje nga më të ndryshmet dhe ata u ndanë të kënaqur nga informatat e
marra.
Aty u pritëm nga këshilltari për karrier dhe nga kordinatori i cilësisë. I falenderojmë për mikëpritjen që na
bënë.
Në kuader të vizitave nëpër shkolla si grup i karrieres nën udhëheqjen e ars.
Arjeta Kapiti si dhe këshilltareve për karrier: Esma Syla dhe Arjeta Zeqiraj vizituam shkollën e mesme të lartë.
IAAP "Isa Boletini" ku nga aty u njoftuam për programet që ofron shkolla në fjalë, si dhe drejtimet që ofrohen.
Ata paten mundësin me bë pyetje nga më të ndryshmet. Nxënësit u ndanë të kënaqur nga infornatat e marra.
Për nderë të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës u bënë vizita nga klasat e dyta në stacionin policor në
Podujevë
dhe nga klasat e peta në vendet:
Kompleksi Memorial “Varrezat e Dëshmorëve” të UÇK-së në Penuhë.
Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan
Kompleksi memorial "Baza e parë e UÇK-së" Lladoc
Me organizim të JICA Alumni Asociacioni i Kosovës, nën mbështetjen e Agjencionit Japonez
për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe në bashkëpunim me Komunën e Podujevës u organizua
manifestimi “Dita e Kulturës Japoneze” , e cila është mbajtur në Teatrin "Avdush Hasani" në Podujevë.
Nxënësja Liza Jashari interpretoj me violin 🎻
Në kuadër të aktiviteteve të parapara të orientimit në karierë,
grupi i karierës i formuar në shkollën tonë, nën udhëheqjen e ars.
Arjeta Kapiti, këshilltareve për karierë :Esma Syla dhe Arjeta Zeqiraj
vizituam shkollën e mesme të lartë"Aleksander Xhuvani" në Podujevë.
Gjatë vizites, nxënësit u njoftuan nga afër për programet që ofron kjo shkollë,
për kriteret që duhet plotësuar për pranimin në këtë shkollë. Nxënësit u ndanë të kënaqur nga
kjo vizitë përmbajtësore për shkollimin e tyre të mëtejmë.
✅Në kuadër të projektit “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë” – KIST+, vizituam organizatën Oaktiv ku Genc
Rashiti
mbajti një takim frymëzues nxënësve të ekipit medial të shkollës.
Projekti KIST+ financohet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo zbatohet nga Dokufest dhe Kosova Education
Center - KEC.
Vizitë në bibliotekën e qytetit ku nxënësit vizituan bibliotekën dhe të gjitha sallat e leximit.
Ishte një orë shumë atraktive, ku nxënësit u njohën për së afërmi me librat dhe aktivitete që zhvillohen në atë
institucion edukativo-arsimor.
Lënda: gjuhë shqipe
Tema: Eja për të lexuar
Klasa: V/4
Mësuesja: Hatixhe Mehmeti
Në fokus të llojllojshmërisë së profesioneve , punën e profesionistit,
pasionin për punë e rolin human të profesioneve… në kuadër të projektit ,, Profesionet e prindërve”
në lëndën mësimore Shkathtësi për jetë, në klasën e 4/3 (Mësues : Bahridin Qerimi),prindërit profesionist
ligjëruan dhe bashkëbiseduan me nxënësit për intersin që kishin nxënësit rreth dhe për profesionet e
avokatisë,
kirurgjisë, farmacisë dhe aktrimit. Falënderojmë me këtë rast prindërit( Erandën, Albanin, Agronin dhe
Albanen),
për informaconet , kreativitetin e ngrohtësinë që sollën në klasën tonë!
Për nder të Festës së 28 Nëntorit – Pavarësia e Shqipërisë,
festë kombëtare me karater historik, kulturor dhe gjuhësor në kuadër
të fushës kurrikulare Gjuhë dhe komunikim qё nxёnёsit tё pёrvetёsojnё
rezultatet pёr kompetencat dhe fushat kurrikulare edhe pёrmes aktiviteteve
jashtёkurrikulare, sic i parasheh Korniza e Kurrikulёs. Kemi organizuar
një vizitë me nxënësit e klasëve të 8-ta. Mendojmë që kjo vizitë do t’u mundësojë
nxënësve që të njohin nga afër rëndësinë që kanë këto komplekse në historinë e popullit
shqiptar dhe kontributin që kanë dhënë dëshmorët tanë për vendin tonë.
Vizita e klasëve të treta në Kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë, për nder të Ditës së Forcës dhe 28 Nëntorit.
Sot më shumë se kurrë Festa e Flamurit na bëri të ndihemi krenar që jemi shqiptarë!
Me poezi, këngë e vallet që na burojnë nga shpirti sot në shkollën tonë e shënuam këtë ditë të shenjtë e
madhështore!
Kuq e zi
Klasat e dyta festojnë!
Nga nxënësit e klasave të dyta, në bashkëpunim dhe nën udhëheqjen e mësueseve Elife Haxhiu, Liridonë Gashi,
Mimoza Nishefci, Edonë Haziri
Gëzuar festën e Flamurit Kombëtar Shqiptar!
*111 vjet SHTET shqiptar*
Me 20 nëntore shënohet Konventa e të drejtave të fëmijëve, arsimtarja e Edukat Qytetares Bukurije Sejdiu
së bashku me nxënësit e kl 8tav, ka shkrujtur disa nga nenet kryesore të kësaj konvente dhe i kan ekspozuar
ne hollin e katit të dytë.
Urime semimatura nxënës të dashur, gjeneratë e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!
U gëzofshi tërë jetën!
Ndërsa festoni përfundimin e rrugëtimit tuaj arsimor 9-vjeçar, mbani mend se ky moment historik përfaqëson
kulmin e përkushtimit, këmbënguljes dhe rritjes.
Të lindur në vitin 2008, vit i pavarësisë së Kosovës, ju keni qenë dëshmitar i ngjarjeve historike që formësojnë
botën përreth jush.
Dje u zhvilluar aktivitetin sportiv me nxënësit e shkollës sonë.
Në kujdesin intenziv të mësimdhënësit Agim Fazliu, nxënësit tanë kaluan çaste të këndshme sportive.
Suksese!
Sot, 25 nxënës të klasave 7, 8, 9-të dhe arsimtarët e Edukimit Fizik dhe sportit,
Agim Fazliu e Gramos Latifi morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Federata
e profesorëve të edukimit Fizik dhe sportit, me moton Drejt Malit,
ecja filloj nga pishat e fshatit Kërpimeh e deri te fshati Revuq te kodra që është vendosur shpata e
Skënderbeut.
Aktivi i klasave të dyta, me mësueset Florien, Elhemen, Vjosen, Marigonen e Vleren, vizituan
Teatrin e qyteti dhe pjesë tjera të qytetit për të festuar ditën ndërkombëtare të fëmijëve!
Urime të gjithë fëmijëve 1 Qershori!
Sot, gjatë ditës, nxënësit e klasave të 8- ta, së bashku me arsimtarin e lëndës së artit figurativ, Agim
Mustafa
dhe zëvendësen e shkollës, Vjollcë Breznica, vizituan ekspozitën e profesorit Nefi Rexhepi,
e cila është hapur në galerinë e arteve të qytetit tonë.
Sot, më 25 maj 2023, festuam 41- vjetorin e Ditës së Shkollës sonë, si institucion edukativo-arsimor,
si dhe 177- vjetorin e datëlindjes së shkrimtarit e atdhetarit shqiptar, Naim Frashëri, emrin e të cilit
shkolla jonë e mban, me krenari, që nga viti 1982.
Aktivet profesionale të fushave kurrikulare:
Gjuhet dhe komunikimi,
Artet,
Matematika,
Shkencat natyrore,
Shoqëria dhe mjedisi,
Shëndeti dhe mirëqenia,
Jeta dhe puna ;
kanë ekspozuar punimet e nxënësve, në kënde të ndryshme, brenda hapësirave të shkollës.
Ishte kënaqësi të vizitoje shkollen në këtë ditë feste, modeste, por shumë domethënëse.
Gëzuar 25 Majin, te gjithë atyre që janë pjesë përbërëse të kësaj shkolle!
Me kerkesë të DKA- së, sot u bë pastrimi i hapsirës shkollore brenda dhe jashtë saj. 🏢🧹🪣🧽☘️🌿🍀
Është për t'u përshëndetur ky mobilizim i nxënësve dhe mësimdhënsve të shkollës, të cilët po japin një
mesazh të mirë për të gjithë.
Me fokus promovimin e arsimit profesional dhe gjithëpërfshirës për të rinjtë që mbarojnë këtë vit klasën e
IX-të.
Të shoqëruar nga mësimdhënësit, nxënësit vizituan ambientet e shkollës 🏢 dhe u njohën me drejtimet që ofrohen.
Për të nderuar veprën dhe jetën e dëshmorëve. Këshilli i Nxënësve të shkollës vizituan: ”Kompleksin Memorial të Dëshmorëve” në Penuhë, Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan dhe Kompleksin “Baza e Parë e UÇK-ës” në Lladoc. Nxënësit u shoqëruan nga zëvendësdrejtoresha Vjollca Breznica, arsimtarët e historisë Rexhep Podvorica e Muhamet Murati, psikologu i shkollës Armend Sejdiu dhe asistentja Pajtesa Demolli. Arsimtarët i njoftuanë më në detaje nxënësit për luftën e sakrificat e këtyre dëshmorëve për lirinë e vendit.
Në Javen e Vajzave në TIK, morën pjesë edhe vajzat nga shkolla jonë(Arbana Llumnica, Olisa Gashi, Lura
Podvorica, Uratë Sfishta dhe Tuanë Shala)
së bashku me arsimtaren e lëndes Teknologji me TIK, znj. Arjeta Rexha Kapiti.
Ky aktivitet ishte shumë atraktiv, pasiqë vajzat gjatë lëvizjes me Autobus nga Podujeva deri në Bibloteken
“Hivzi Sylejmani” në Prishtinë kanë montuar
robotët dhe kanë diskutuar rreth funksionimit dhe programimit të tyre.
Vajzat pjesmarrëse në këtë aktivitet janë pjesë e grupit të robotikës që është i formuar në shkollën tonë.
Ky aktivitet është organizuar nga KOSOVA MAKERS LEAGUE dhe BONEVET Prishtina , në kuadër të Javës së Vajzave
në TIK që është nismë e Komunës së Prishtinës
"Muzeu është shpirti i një kombi", "Historia jonë është thelbi i identitetit tonë, dhe muzeu është trungu që e ndez këtë thelb". Vizitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës nga klasët e pesta. Falendërojmë mësueset Shpresa Jakupi, Arditë Osmani, Zahide Shala, Duda Gashi Rexhepi dhe Venerë Shala për angazhimin e tyre.
Dita e Tokës - Nxënësit e klasëve të pesta zhvilluan disa aktivitete
brenda klasës për të treguar rëndësinë që ka kjo ditë në ndërgjegjësimin
e njerëzve për ruajtjen e mjedisit ku jetojmë.
Sot, në ShFMU " Naim Frashëri" në Podujevë, u shënua Dita e Tokës🌍.
Në shenjë demonstrimi dhe mbështetjeje të mbrojtjes dhe zbukurimit të ambientit të shkollës, nxënësit e klasave
të pesta mbollën lule në oborrin e shkollës.
Ne do të vazhdojmë, këtë aktivitet, edhe në ditët që vijnë pas.
Sa më shumë gjelbërim e lulëzim,
Aq më shumë kënaqësi e mësim.
Në shkollën tonë u mbajt një aktivitet me moton " Duaje ngjyrën tënde" !
Çdo person me aftësi të kufizuar ka vlerë dhe duhet të trajtohet si i tillë,
kudo: në familje, në shkollë, në komunitet, sepse, secili prej tyre, në mënyrat dhe specifikat me
të cilat karakterizohet, di të japë:
💜 Respekt
💙 Dashuri
💚 Vëmendje
💛 Përkushtim
🧡 Mbështetje
❤️ Forcë
Falenderojmë nxënëset: Bunen, Elenen, e Xhenisen për angazhim në këtë aktivitet.
Ka disa ditë që kanë filluar vizitat mjekësore në shkollat fillore dhe të
mesme në Komunën e Podujevës, ndërsa pak ditë më parë kanë përfunduar kontrollet
mjekësore tek fëmijët e çerdheve publike.
Ekipet e mjekëve dhe teknikëve medicinal nga QKMF po kryejnë kontrollimin e
nxënësve në peshë, konstruktin trupor, dhëmbët, sytë dhe shërbime të tjera mjekësore.
Përmes kontrolleve shëndetësore po synohet që të merren masa preventive për sëmundje
të ndryshme, si dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve në shkolla.
Ekipi i robotikes Programmers Of The Future me nxënëset: Arbanen, Alejnen, Bardhen e Festinen dhe Mësimdhënësin
e Teknologjisë Adem Balaj krijuan një aktivitet për të shënuar ditën ndërkombëtare të matematikes
Pi, të cilët përmes përdorimit të micro: Maqueen Plus në mënyrë shumë kreative, kanë arritur të paraqesin numrin
Pi π
Nxënësit dhe arsimtaret tanë përfunduan me sukses projektin (kursin e skijimit) një javore "Drejt Malit" ku 96%
e nxënësve mësuan skijimin fatmirësisht u kthyen pa asnjë lëndim.
Përgëzojmë Arsimtaret Agim Sh Fazliu dhe Gramos Latifi për kujdesin dhe angazhimin për këta nxënës.
Falënderojm Federata e Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës
Ja disa qaste të ilustruara me foto:
Vizite Kompleksit memorial “Baza e pare e UÇK-se”
Klaset: 3/1 3/2 3/4
Mesuesit: Violeta Vokrri, Naim Muçolli, Bahridin Qerimi.
Fusha e kurrikulës : Artet .
Lënda: Edukatë figurative.
Njësia mësimore: 17 Shkurti.
Kl. e 2/2
Mësuesja : Elheme Zeneli.
Me rastin e përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,
për të shënuar këtë ditë të veçantë, nxënësit e shkollës sonë,
në lëndën e historisë, me mësimdhënsin Muhamet Murati, realizuan projekte,
ku në mënyrë kronologjike përshkruan rrugëtimin deri te arritja e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.
Ju lumtë nxënësve!
Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt organizohet çdo vit në muajin shkurt për të nxitur
përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të internetit dhe teknologjisë nga fëmijët dhe të rinjët.
Me rastin e kësaj dite arsimtarët e lëndës së Teknologjisë me TIK të shkollës sonë, Arjeta Rexha Kapiti
dhe Adem Balaj kanë mbajtur ligjerata rreth kësaj teme,
përveç mësimdhënësve për këtë temë kanë prezantuar
edhe nxënëset Adea Kutleshi dhe Adea Rushiti e Arbana Llumnica.
Qëllimi i mbajtjes së këtyre ligjeratav është informimi i nxënësve që përvojat
“online” të tyre të jenë vetëm pozitive.
10 nxënës nga shkolla jonë dhe 10 nxënës nga shkolla "Shaban Shala" përfunduan trajnimin për mundësi punësimi
për të rinjtë.
Ky trajnim u mundusua nga Sundimi i Demokracisë në Kosovë
"SDK", dhe nga trajneri i organizatës "SDK" Prof. Ardian Tahiri.
Nxënësit e dy shkollave tona po tregohen të shkathët në kodimin e gjuhës programuse si HTML dhe CSS.
Ky trajnim u mbajtë në kabinetin e TIK-ut në SHFMU "Shaban Shala" Podujevë
Falënderojmë Prof. Ardian Tahiri për punën me përkushtim dhe bashkëpunimin me shkollat tona.
Policia e Kosovës në Podujevë, kanë mbajtë ligjëratë në shkollën tonë me nxënësit e klasëve të para, të
dyta.
Tema: "SIGURIA RRUGORE SI NJË E DREJTË DHE PËRGJEGJËSI PËR TË GJITHË"
Drejtoria e shkollës e falënderon stacionin policor të Podujevës për bashkëpunimin!
OAKTIV, në kuadrin e projektit ‘Ec me këmbët e tyre’, në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri“ ka organizuar “Orën e Filmit”. Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet sensibilizimi i bashkëmoshatarëve për për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara👩🦽👣➿👩🦯 🎬 Filmi i animuar, mbarte një mesazh të fortë shprese dhe pranimi. Ishte në rast i mirë që nëpërmjet filmit të mësohet për sfidat me të cilat përballen fëmijët me aftësi të kufizuara. Filmi u ndoq me lojëra dhe diskutime, ku bashkëmoshatarët shprehen solidaritet fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu mbajtëm aktivitetin "Loja e Pantomimës" ku fëmijët duhej të merrnin me mend se çfarë po bënte fëmija tjetër duke ndjekur mimikat e tyre. E cila ishte një mënyrë interaktive dhe argëtuese për të edukuar fëmijët për rëndësinë e komunikimit joverbal dhe si të kuptojnë nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara👩🦽👣➿👩🦯. Ngjarja ishte një hap në drejtim të krijimit të një mjedisi më gjithëpërfshirës, në vargun e shumë aktiviteteve në edukimin e fëmijëve për një shoqëri, pa diskriminim, pa gjuhë të urrejtjes, pa bullizim dhe me më shumë diversitetit në shoqëri☀️.
Kryetarja e këshillit të prindërve, Fatmire Aliu së bashku me prindërit e nxënësve gëzuan nxënësit me
asistencë me dhurata 🎁
I falenderojm të gjithë prindërit për këtë inciativë.
Shefqet Miftari, aktivist për mirëqenjen e fëmijëve së bashku me babadimrin, solli dhurata për nxënësit
tanë që mësojnë me asistencë, për ti uruar këta nxënës për vitin e Ri 2023.
🎁🎁
Gëzuar!
Me datë 29/12/2022, u hap Panairi i Vitit të Ri me punime dore (stoli, kartolina, ëmbëlsira etj) nga nxënësit e
klasëve të pesta .
Punimet u vendosen në hollin e shkollës dhe u shitën nga nxënësit.
Projekti kishte qëllim humanitar.
Aktiviteti u realizua me udhëheqjen e mësueseve të klasëve të pesta:
Shpresa Jakupi, Ardita Osmani, Zahide Shala, Duda Gashi Rexhepi, Venera Shala dhe Fatmire Aliu.
Fotografit e realizuara nga nxënësi Sufjan Musliu.