Klubi i Mediave

Klubi i mediave në shkollën tonë ka rreth 25 anëtarë dhe drejtohet nga mësimdhënësit:
Adem Balaj dhe Arjeta Rexhepi Kapiti
Ky klub këtë vit merr pjesë në garën e prodhimit të filmit
me animacion e organizuar nga Douku Fest dhe Kec dhe e financuar nga ambasada Holandeze

“Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë” – KIST+

24.12.2023

✅Në kuadër të projektit “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë” – KIST+,
këtë të shtune e të diele ekipi medial mbajti trajnimin me temën “Edukimi Medial”.

▶️Trajnimi ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të shkollës dhe anëtarëve të klubit mediale në lidhje me mediat dhe informacionet,
më konkretisht në zhvillimin e shkathtësive rreth shqyrtimit kritik të informacioneve për të evituar lajmet e rreme.
Më tutje trajnimi shqyrton temat e ruajtjes së privatësisë në internet si dhe parandalimin e gjuhës së urrejtjes, radikalizmin
dhe ekstremizmin në internet.

Projekti KIST+ financohet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo zbatohet nga Dokufest dhe Kosova Education Center - KEC.

“Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë” – KIST+

22.12.2023

✅Në kuadër të projektit “Transformimi shoqëror inovativ në Kosovë” – KIST+, vizituam organizatën Oaktiv ku Genc Rashiti
mbajti një takim frymëzues nxënësve të ekipit medial të shkollës.
Projekti KIST+ financohet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo zbatohet nga Dokufest dhe Kosova Education Center - KEC.