Klubi i Gjelbër në bashkëpunim me Arsimtarin Irfan Hoti dhe organizatën Manchester Aid to Kosovo
mbajti një aktivitet të veçantë për Diten e Tokës. Pjesëmarrësit e aktivitetit vizatonin dhe shkruanin në një
pëlhurë të bardhë për të shprehur dashurinë dhe respektin ndaj natyrës dhe tokës tonë.
Kjo ngjarje e veçantë u organizua si një mënyrë për të theksuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe për
të festuar bukurinë dhe pasurinë e tokës së Kosovës. Aktiviteti i vizatimit dhe shkrimit në një pëlhurë të bardhë
ishte një mënyrë e bukur dhe artistike për të shprehur lidhjen tonë me natyrën
dhe për të nxitur ndërgjegjësimin për nevojën për të ruajtur dhe mbrojtur mjedisin tonë.